LONDER– Që ndonjëherë çudirat nuk kanë fund e dinim, por këtë nuk do na e kishte marrë mendja kurrë. Mediat britanike raportojnë se një tufë delesh është shfaqur sot në rrugët e Londrës, duke shtangur kalimtarët.

Qytetarë të shumtë, në një kohë që shfaqnin habi, nuk nguruan që të shkrepnin edhe foto me delet.
Një grua e cila pa nga afër delet në rrugë shkroi në “Twitter”: “Kam humbur mendjen apo një tufë delesh po ecën në rrugën ‘Oxford’”.

Ende është e paqartë se nga erdhën këto dele, por një dëshmitar tha se “mendoj se kanë dalë nga dyqani ‘TopShop’”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: