Ka nga ata që thonë që Adela ka humbur 50 kg me dietën e re, por ajo deklaron, vetëm 30. Një gjë patjetër është e sigurt, që këngëtarja britanike është më elegante se asnjëherë. Në Instagram ka postuar një foto ku pothuajse nuk njihet. Me një fustan të zi shumë të shkurtër ajo nxjerr në pah fizikun e saj të ri, teksa falenderon fansat, që i kanë kushtuar fjalë dashurie për ditëlindjen e saj, (në 5 maj mbushi 32 vjeç). Postimi i këngëtares ka marrë më shumë se 1 milion pëlqime.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Faleminderit për dashurinë që keni treguar në këtë ditë të ditëlindjes time-shkruan këngëtarja në rrjetet sociale-Shpresoj që ju të jeni mirë me shëndet në këtë periudhë të çmendur. Doja të falenderoja të gjithë ata që shërbejnë për të shpëtuar jetë njerëzish duke vënë në rrezik jetën e tyre! Janë vërtetë engjëjt tanë, faleminderit!

Pas ndarjes me bashkëshortin Simon Konecki jeta si një beqare duket se i ka bërë mirë këngëtares. Ajo ka humbur plot 30 kg, duke përdorur një dietë të shëndetshme, me lëngjë frutash e perimesh dhe duke reduktuar fare alkoolin, kafen dhe pijen e gazuara.Tani këngëtarja me masat e reja duket si një modele.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb