SHBA – Adriana Lima është engjëlli më i vjetër i “Victoria’s Secret” por me sa duket modelja as e ka në plan të largohet. 35-vjecarja 17 vite që sfilon nëpër pasarela, por Adriana Lima duket se e ka ende larg daljen në pension.

Modelja braziliane ka zbuluar në një intervistë për “Ocean Drive” se ka në plan të bëjë modelen deri në moshën 40-vjeçare.“Qëllimi im është që të jem modele deri 40 vjeçe ose të paktën deri sa forca e rëndesës të jetë në anën time”, deklaroi Lima. Intervista e modeles nga Brazili shoqërohet me një set të mrekullueshëm fotosh.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: