Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku duket se ka nisur puna për vendosjen e pemës së festave të fundvitit në kryeqytet.

“Mirëmëngjes dhe fundjavë të mbarë”, shkruan Veliaj krahas pamjeve.

Qyteti i Tiranës po zbukurohet nga dritat dhe dekoret e ndryshme në prag të festave të fundvitit, Krishtlindjet dhe Viti i Ri.

Me afrimin e festave, edhe qyteti ka filluar që të vishet me vellon e tij të re, çka është kthyer në një traditë të bukur, duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: