Ish-deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka humbur një nga bashkëpunëtoret për shkak të tërmetit të fortë që goditi vendin më 26 nëntor. Bëhet fjalë për Diastela Steneci, 20-vjeçaren që u gjet nën rrënoja në Thumanë.


Me anë të një statusi në “Facebook”, Shehaj shprehet thellësisht i trishtuar për humbjen e saj. “Nuk ka fjalë të përshkruajnë mizorinë e ndaljes mizore të jetës dhe ëndrrave të saj, shkruan Shehaj teksa shton se po iu vjen në ndihmë 20 bashkëpunëtorëve të tjera dhe familjeve të tyre deri sa të rindërtohen shtëpitë.


Postimi i Agron Shehajt:
Jam thellësisht i trishtuar për humbjen e Stelës. Nuk ka fjalë të përshkruajnë mizorinë e ndaljes mizore të jetës dhe ëndrrave të saj. Ndihem pranë familjes së Stelës dhe lutem që ata të gjejnë forcën për të përballuar dhimbjen.


Në këto momente të vështira, ne jemi, gjithashtu, pranë 20 bashkëpuntorëve tanë që kanë humbur shtëpitë e tyre nga tërmeti. I siguroj se nuk do të jenë vetëm në vështirësitë ku i përplasi fati. Kemi marrë përsipër strehimin e tyre dhe familjeve të tyre deri sa të rindërtohen shtëpitë dhe do të ndihmojmë me çdo nevojë që kanë. Së bashku do t’i kalojmë këto momente të vështira.

Shehaj Fb
Shehaj Fb

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb