SHBA- Një aksident ajror ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtar të Tucson në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një pilot ka vdekur pasi avioni i tij u rrëzua në një aeroport ndërkombëtar sot. Sipas mediave amerikane, një avion i vogël u rrëzua në pistë ku një pilot ka mbetur i vdekur. Pas përplasjes në pistë, avioni i vogël shpërtheu në flakë. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe zjarrfikëse. Ende nuk dihet nëse ka qenë në bord dikush tjetër përveç pilotit.

auto_Tucson-Airport-7579181485206305-800x450

A-pilot-has-died-in-a-plane-crash-at-Tucson-Airport-800774

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: