PEQIN

Një aksident i frikshëm automobilistik është regjistruar në aksin e rrugës nacionale Peqin – Elbasan.

Burime nga vendngjarje bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Përparim të Peqinit.

Paraprakisht raportohet për disa persona që janë plagosur. Makina ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë, ka humbur drejtimin e më pas është përmbysur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë, njëri nga automjetet, pasi ka humbur drejtimin, është përplasur me mjet tjetër.

Për pasojë, të dyja automjetet kanë pësuar dëmtime serioze dhe të gjithe personat që ndodheshin në to kanë mbetur të plagosur.

Makina që ka humbur drejtimin ka goditur një tjetër, që gjithashtu ka përfunduar jashtë rruge.

Njoftimi i policisë:

Peqin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim, Peqin, mjeti tip “Bmë” me drejtues shtetasin E.D., banues në Cërrik është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin P.H., banues në Peqin.

Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i mjetit “Opel” dhe shtetasja F.H., e cila ishte pasagjere në mjetin tip ” Opel”, të cilët janë transportuar në Spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku i aksidentit është parakalimi i gabuar i mjetit tip “BMV “.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb