POGRADEC 

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në aksin nacional Pogradec – Tiranë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se nga përplasja e fortë e mjeteve janë plagosur disa persona.

  • foto galeri
  • foto galeri

Policia ka informuar se mes të plagosurve ka edhe të lënduar rëndë. Forcat policore dhe dy ambulanca janë në vendngjarje.

Aksidenti ndodhi pranë hyrjes të Pogradecit.  Makinat janë përplasur në afërsi të tunelit panoramik.

Dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë parakalimi i gabuar. Një nga mjetet ka dashur të parakalojë një triçikël.  Ndërkohë, nga aksidenti është krijuar radhë e gjatë automjetesh.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb