MAQEDONI E VERIUT

Një aksident i rëndë rrugor  ka ndodhur në orët e para të kësaj të hënë në Maqedoninë e Veriut. Mediat vendase raportojnë se një 18-vjeçar në Tetovë ka mbetur i vdekur.

Burime jozyrtare i thanë “Alsat” se në aksident janë përfshi dy makina të tipit ‘Audi” dhe “Renualt”. Dyshohet se mjetet kanë bërë garë dhe te dyja kanë humbur kontrollin duke përfunduar kështu në një park në Tetovë duke u përplasur me pemët.

60342272 10157097417591236 8866668839643906048 N 1
60342272 10157097417591236 8866668839643906048 N 1

Si pasojë e përplasjes dyshohet se kanë mbetur të plagosur edhe disa persona të tjerë, por  ky fakt nuk është konfirmuar ende nga burimet zyrtare. Policia, ambulancat dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb