Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Elbasan ku një kamion me cisternë ka përplasur një person me biçikletë.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cërrikut” rreth orës 14:25 në Unazën Jugore të qytetit të Elbasanit. Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘BalkanWeb’ se për pasojë drejtuesi i biçikletës pas përplasjes me automjetin e tonazhit të rëndë ka rënë mbi asfalt dhe për pasojë ka pësuar dëmtime serioze në trup dhe kokë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Personi i aksidentuar është transportuar ne Spitalin Rajonal të Elbasanit, ndërsa policia ka dokumentuar ngjarjen dhe po hetohet për të përcaktuar shkaktarët e këtij aksidenti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: