Një aksident i trefishtë ka ndodhur aksident ka ndodhur në autostradën Lushnjë-Fier. Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes në orën 8:20 në Gorre.

“BalkanWeb” mëson se një mjet bujqësor me freze, që lëvizte në autostradë është goditur nga një kamionçinë tip ‘Benz’ me targa A461 dhe e ngarkuar me bidonë me qumësht, ndërsa kjo e fundit është goditur nga një tjetër mjeti tip ‘Benz’ me targa AA256FP.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Si pasojë, mjeti bujqësor dhe kamionçina kanë përfunduar në kanal ndërsa drejtuesi i mjetit bujqësor është plagosur rendë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekeve të spitalit të Lushnjës, ku u transportua me urgjencë. Policia po heton shkaqet e aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: