Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Nga pamjet e para që sjell “BalkanWeb” shihet se një makinë është përplasur me një motor, ndërsa drejtuesi i këtij të fundit është i shtrirë në tokë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Don Boskos”, ndërsa mësohet se nga përplasja është plagosur shoferi i motorit.

Siç shihet nga fotot, në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca, duke i dhënë ndihmën mjekësore të plagosurit, ndërsa aty shihen të mbledhur edhe qytetarë të ndryshëm, të cilët janë ndodhur në rrugë, kur ka ndodhur ngjarja.

  • foto galeri
  • foto galeri

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.10.2021, rreth orës 21:15, tek kryqëzimi i Don Boskos, mjeti me drejtues shtetasin B. B, ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin I. S, rreth 50 vjeç. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb