Një aksident është regjistruar sot në aksin kombëtare Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:55.

Në aksident janë përfshirë një fuoristrade dhe një autoveturë, ndërsa dy persona kanë mbetur të lënduar. Në vendin e aksidentit ka shkuar policia e cila po punon për dokumentimin e ngjarjes si edhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Si pasojë e aksidentit për pak minuta u bllokua edhe qarkullimi. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Fatmir Popja, mjetet janë dëmtuar në pjesën e parme të tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: