GJIROKASTËR

Një motor ka humbur drejtimin dhe për pasojë është rrëzuar në qytetin e Gjirokastrës.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 25 janarit kur drejtuesi i motorit është rrëzuar dhe është dërguar në spital.

Mësohet se motoristi është në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën por dp t’i nënshtrohet një ekzaminimi me skaner për të parë nëse ka pësuar dëme në trup ose jo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb