KORÇË

Një aksident ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Çifligut ku dy makina u përlasën dhe një prej tyre përfundoi në kanal.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se i lënduar nga aksidenti ka mbetur vetëm shoferi i automjetit i cili përfundoi në kanal dhe është transportuar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb