KRUJË

Një punonjës policia ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në Krujë. (foto ilustruese)

Rreth orës 06:10, në Dreven Krujë, një mjet me drejtues shtetasin Naim Hidraliu, 57 vjeç, punonjës policie në Komisariatin e Policisë Krujë, është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin M. B, 30 vjeç.

Shtetasi Naim Hidraliu, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: