Një aksident është shënuar pasditen e sotme në “Rrugën e Arbrit. Një automjet që lëvizte nga Tirana në drejtim të Klosit ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Vanar”.

Mjeti është përplasur me anën e sipërme të rrugës duke u shkatërruar thuajse totalisht. Për fat të mirë drejtuesi i mjetit ka pësuar vetëm lëndime, ndërsa kanë qenë banorë që e kanë nxjerrë nga makina, duke i thyer xhamin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur autoambulanca e Klosit për të transportuar drejtuesin e mjetit.

Po ashtu në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vërteta të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet të jetë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të automjetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb