Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të shtunë në aksin rrugor Rinas-Fushë Krujë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur pranë kthesës së Bubqit, ndërsa nuk raportohet për viktima. Siç shihet në fotot që LSA sjell në redaksinë e “BalkanWeb”, dy makina kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në një kanal, në anë të saj.
Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur policia dhe karrotreci, i cili po nxjerr mjetet nga kanali.