Reperi grek Mad Clip nga festa përfundoi në tragjedi. Ai ishte i ftuar në dasmën e mikut të tij, Giorgos Benioudakis, por pas largimit ai u aksidentua për vdekje në lagjen Vougliameni të Athinës.

Mediat greke zbulojnë se në dasmë Mad Clip ka kënduar bashkë me këngëtaren e famshme me origjinë shqiptare, Eleni Foureira.

Tre muaj përparë reperi grek me këngëtaren publikuan në bashkëpunim këngën me titullin “Mundet”.

  • foto galeri

Duke drejtuar një “Porsche”, 34-vjeçari teksa ndiqej nga Policia greke ka kaluar  4 semaforë të kuq duke përfunduar tek një shtyllë që i mori dhe jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb