TIRANE- Aktori i njohur i humori shqiptar, Florian Binaj është përfshirë ditën e sotme në një aksident rrugor. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në mëngjes në rrugën “Hoxha Tahsim”.

Raportohet se automjeti i aktorit të “Portokallisë”, me targë “AA 337 AK” ka marrë një goditje nga pas, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë e pyetur nga JOQ.al, zëdhënësja e Policisë së Tiranës tha që nuk ishte në dijeni të këtij aksidenti, duke qenë se ishin në pritje të një vizite nga ministri i ri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, që zëvendësoi Saimir Tahirin.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb