Nëpërmjet një statusi në Facebook Belind Këlliçi, bën me dije se ka zhvilluar një bashkëbisedim me kongresmenin Matt Gaetz si edhe me Kongresmenin Ted Yoho.

Këlliçi shprehet se në vijim do të njoftojë sërish rreth turit të takimeve dhe aktiviteteve në SHBA.

Statusi:

Dita e sotme ishte e ngjeshur me takime me partnerët dhe miqtë tanë amerikanë

Kënaqësi e veçantë të takoja dhe bisedoja me Kongresmenin Matt Gaetz, kongresmen republikan i shtetit të Floridas si dhe me ish Kongresmenin Ted Yoho, ish kongresmen republikan i Floridas.

Matt Gaetz është i fokusuar në Sigurinë Kombëtare dhe Parimet Kushtetuese. Ai e ka vizituar Shqipërinë dhe është njohës i mirë i situatës politike në vendin tonë, në Kosovë dhe rajon. E ftova kongresmenin të vizitojë sërish vendin tonë, duke qenë se kjo ishte dhe dëshira e tij.

Ted Yoho ka shërbyer për 8 vjet në Kongresin Amerikan dhe në Komitetin e Punëve me Jashtë. Është ndër kongresmenët më të dekoruar amerikanë.

Të dashur miq!

Në ditët në vijim do t’ju informoj për të gjithë turin e takimeve dhe aktiviteteve në SHBA

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb