TURQI

Tolgahan Sayisman është një ndër aktorët turk më të komentuar në vendin tonë, padyshim shkak për këtë është bërë edhe lidhja e tij me bukuroshen shqiptare Almeda Abazin.

Tolgahan u bë shumë i njohur në vendin tonë me serialin “Mos u dorëzo”, ndërsa shpejti do të rikthehet në ekranin shqiptar me një serial të ri në një tjetër televizion.

Atë do ta shohim në rol kryesor në serialin “Kampioni im”. Tolgahan do të quhet Firat dhe do të jetë një boksier i talentuar. Duke qenë se ka marrë gjithmonë dashuri nga populli shqiptar, aktori ka shkruar një mesazh në shqip për të gjithë ndjekësit e tij.

Në një postim në InstaStory, fjalët e Tolghan ishin: “Ju pres të na ndiqni Shqipëria”, shoqëruar me flamurin shqiptar.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb