Marko Caka aktualisht është aktori më i përfolur shqiptar, i cili e ka ngritur karrierën në Hollywood.
Ditë më parë paralajmëroi filmin e ri, ku do të luajë krahas aktorit të famshëm amerikan Will Smith.

Por, sot aktori shkodran ka publikuar një fotografi teksa ka pranuar një dhuratë prej aktores Cameron Diaz.

Aktorja 48-vjeçare i ka dhuruar librin personal “The Body Book”, një libër për stilin e jetës që tregon se si duhet të ushqehemi, veprojmë, kuptojmë dhe duam trupin tonë.

Ky libër ka qenë më i shituri në libraritë amerikane në vitin 2014. Aktori shqiptar ka shpërndarë foton me Diaz dhe autografin e saj për të, ndërsa nuk ka munguar një falënderim për aktoren.



(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb