Demet Ozdemir, ylli i serialit “DayDreamer”, është martuar me Oguzhan Koc. Dasma u zhvillua në Turqi me një ceremoni tradicionale. Në këtë event morën pjesë shumë prej aktorëve të telenovelës në të cilën protagoniste ishte nusja, por mungesa e Can Yaman, partnerit të saj në skenë nuk kaloi pa u vënë re. Në të kaluarën kishte pasur zëra për një flirt mes dy aktorëve dhe menjëherë u fol për pakënaqësi, apo refuzim. E vërteta, megjithatë, është krejt tjetër.

Nëse Can Yaman nuk ka marrë pjesë në dasmën e Demet Ozdemir, arsyeja duhet kërkuar vetëm tek angazhimet e tij në punë. Aktori do të jetë i ftuar special në Venecia më 6 shtator së bashku me Françeska Çilemin për të prezantuar serialin “Viola come il mare” dhe vetëm përgatitjet për ditën e madhe do ta kishin penguar të ishte i pranishëm në festime.

Martesa e Demet Ozdemir duhej të festohej më 25 gusht, por stuhitë e forta që kanë goditur Turqinë ditët e fundit e kanë detyruar çiftin të shtyjnë eventin e madh. Një pengesë e keqe, por në fund gjithçka shkoi në mënyrë perfekte. Pas Natës tradicionale të Kënasë (një ceremoni kushtuar grave, gjatë së cilës miqtë dhe familjarët e nuses mblidhen për të ngrënë, kërcyer dhe zbukuruar duart e tyre me tatuazhet tipike të përkohshme) po-ja u organizua më 28 gusht me një ceremoni të bukur dhe romantike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për dasmën e tyre, Demet Ozdemir dhe Oguzhan Koc zgjodhën një resort luksoz në një nga lagjet më të famshme në Stamboll, një rezidencë historike me një pamje të mrekullueshme të ngushticës së Bosforit që të lë pa frymë. Madje nusja ka ndërruar tre fustane, njëri më i bukur dhe spektakolar se tjetri. Can Yaman humbi një festë përrallash …

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb