PARIS

Një pako e dyshimtë personat që ndodheshin në zonën përreth Place de l’Etoile dhe Champs-Elysées në Paris. Sopt janë bërë gjithsej 2 evakuime në këtë zonë, pasi në një pako janë zbuluar municione.

Policia u vendos në skajin perëndimor të Champs-Élysées, aty ku qëndron monumenti i Harkut të Triumfit, sot në orën 15.00 pasdite. Zona përreth monumentit, duke përfshirë një pjesë të rrugës Champs-Élysées, është evakuuar ndërsa policia vazhdon kërkimet, shkruajnë mediat franceze.

Ndërkohë, parku Paris Champ de Mars rreth Kullës Eiffel u evakuua pak pasdite pas zbulimit të një qese të mbushur me municion, tha një zëdhënës i policisë. Ai shtoi se evakuimi i parkut tani kishte mbaruar. Në fotografitë që qarkulluan nga gazetarët francezë u tha se tregonin municionin e gjetur afër Kullës Eiffel.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pamjet e ngarkuara në mediat sociale treguan se njerëzit po vraponin me shkallët lëvizëse në metronë Charles-de-Gaulle Etoile pasi stacioni, i cili është nën Harkun e Triumfit, u evakuua këtë pasdite.

Franca është në gatishmëri të lartë pas prerjes së kokës së një mësuesi në fillim të këtij muaji nga një 18-vjeçar mysliman, i zemëruar për përdorimin e karikaturave të Profetit Muhamed në një orë mësimi. Ka pasur disa alarme të rreme për bombë, së fundmi në stacionin hekurudhor në Lyon javën e kaluar dhe në Kullën Eiffel një muaj më parë.

Presidenti francez Emmanuel Macron e ka gjetur veten të demonizuar në protesta në të gjithë botën islame, ndërsa zemërimi u rrit këtë javë për mbrojtjen nga ana e tij të karikaturave të Charlie Hebdo të Profetit Muhamed. Dhjetëra e  mijëra demonstrues dolën në rrugët e Bangladeshit të martën, duke e cilësuar Makronin si ‘adhurues të Satanait’ dhe duke e djegur portretin e tij në foto, në Pakistan, Irak, Turqi dhe Gaza.

Ndërkohë, gazeta e vijës së ashpër iraniane Vatan-e Emrooz botoi një karikaturë në faqen e parë të Macron si Djalli, duke e quajtur atë anti-islamik dhe duke pretenduar se “ekstremistët francezë” ishin parë duke djegur kopjet e Kuranit. Irani gjithashtu thirri ambasadorin francez të martën në shenjë proteste ndaj vërejtjeve të Macron, duke i quajtur ato ‘jo të mençura’. Ndërkohë, Arabia Saudite dha një deklaratë duke thënë se ‘denoncon karikaturat fyese të profetit’.

Banorwt e Bangladeshit gjithashtu shtuan zërat e tyre në thirrjet për një bojkot të gjerë të mallrave franceze, me dyqanet në Kuvajt, Katar, Jordan dhe territoret Palestineze që tashmë tërheqin produkte, përfshirë ushqimin nga raftet.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb