Partia Mundësia ka përmbyllur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 11 majit me një aktivitet të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Në një atmosferë entuziaste dhe me pjesëmarrje të gjerë qytetarësh, mbështetësish dhe kandidatësh nga e gjithë Shqipëria, kryetari Agron Shehaj dha mesazhin e fundit dy ditë para zgjedhjeve.

“Më 11 maj, një mundësi e artë për të ndryshuar Shqipërinë. Më 11 maj votojmë ndryshimin! Votojmë Partinë Mundësia! Votojmë numrin 10!”- deklaroi Shehaj në rrjetet sociale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Partia Mundësia e ka ndërtuar këtë fushatë mbi vlerat e punës së ndershme, përfaqësimit real të shqiptarëve dhe vizionit për një politikë totalisht ndryshe.

Partia Mundësia garon për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit dhe mban numrin 10.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb