Aventurë me adrenalinë për Alena Seredova, fëmijët David Lee dhe Louis Thomas dhe të dashuri të saj Alessandro Nasi, që kanë sfiduar ligjin e gravitetit në një cilindër kristali, e lartë tetë metra.

Të gjithë qeshin në një foto grupi, ku janë veshur me uniformë dhe me kaskë në kokë. Më pas fillojnë të fluturojnë.
‘Për ne ishte hera e parë, por shumë zbavitëse’, ka treguar Alena Seredova në Instagram në përgjigje të mikeshës së saj Juliana Moreira.
Me një klip në Instagram ish zonja Buffon tregon eksperiencën e saj në cilindër, në të cilën turbinat shumë të forta prodhojnë një shpejtësi ajri deri në 370km/orë të afta të fitojnë mbi forcën e gravitetit dhe të mbajnë një person në fluturim.
Ish modelja ceke provon të qeshë, por në video duket vetëm një sekuencë ku Alena shtrembëron fytyrën ndoshta nga presioni i ajrit.
Seredova ka marrë shumë komente ku fansat e komplimentojnë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: