Vazhdon festa për Alessandra Ambrosio, që në 11 prill mbushi 40-vjeç. Një ditëlindje e rëndësishme kjo për top modelen që e bën të reflektojë për ekzistencën e saj dhe ajo në Instagram thotë që ‘është mirënjohëse për mundësinë që i është dhënë, por mbi të gjitha për njerëzit që kanë pasuruar jetën e saj’.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

E lindur në 1981 në Erechim, një qytet i vogël në Brazil, Alessandra ka bërë një rrugë të gjatë në këto tre dekada. Kur ishte 15 vjeç Alessandra është zbuluar gjatë konkursit Elite Model Brazil-Look Of the Year dhe që nga ai moment fillon rrugën e rëndësishme në mode.
Për ditëlindjen e saj të 40-të, Alessandra Ambrosio ka publikuar foto ku mban në dorë tullumbace me numrin 40-të..

Më një pasuri prej 45 milion dollarësh Ambrosio është një ndër modelet më të pasura dhe më të kërkuara në planet, por duket se zbavitja e saj e preferuar është të jetë një mami e përkushtuar për fëmijët e saj, Anja 12 vjeç dhe Noah 9, që i ka nga martesa me ish bashkëshortin Jamie Mazur. Të dy fëmijët duket se kanë një të ardhme prej modelesh. Anja ka pozuar me Alessandran për linjën e saj të kostumeve ndërsa Noah është shfaqur në një set fotografik për Elle Russia.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb