TIRANË

Ambasadori i BE Luigi Soreca është takuar sot me Proklurorin e Përgjithshëm Olsian Çela, teksa ka zbardhur vetë një pjesë të bisedës.

Soreca përcjell mbresat e takimit në “Tëitter” ku shkruan se është i rëndësishëm përqendrimi në hetimet financiare mbi pastrimin e parave dhe rritja e vëmendjes për evazionin fiskal.

“I gëzuar që u takova me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela për të diskutuar punën e vazhdueshme dhe sfidat që na presin në funksion të fazës së re të reformës së drejtësisë. Pavarësia dhe profesionalizmi i prokurorëve janë thelbësore për të luftuar krimin në të gjitha nivelet. Është i rëndësishëm përqendrimi në hetimet financiare mbi pastrimin e parave dhe rritja e vëmendjes për evazionin fiskal. Rezultatet e para për konfiskimin përfundimtar të pasurive të paligjshme duhet të konsolidohen. Përgëzova Prokurorin e Përgjithshëm për punën e bërë deri më tani dhe konfirmova mbështetjen e vazhdueshme të BE, si në nivelin teknik ashtu edhe në atë financiar, për punën e Zyrës së tij”, shkruan ambasadori Soreca.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb