Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me ministren e re të Bujqësisë, Frida Krifca. Ka qenë vetë diplomatja amerikane ajo që ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, ndërsa ka ndarë detaje nga biseda me ministren.

Kim thekson se 70% e sherebelës që importohen në Amerikë, ato vijnë nga Shqipëria.

“U takova me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca për të diskutuar bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në këtë sektor të rëndësishëm. Ramë dakord që të shqyrtojmë mundësitë për rritur tregtinë & investimet (e dini se 70% e sherebelës së importuar në Shtetet e Bashkuara vjen nga Shqipëria?), të nxjerrim në pah produktet bujqësore shqiptare dhe të mbështesim turizmin në zonat rurale”’, thekson Kim.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: