Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, është takuar me Ivanka Trump, vajzën e presidentit amerikan, Donald Trump.

Ka qen vet ambasadorja ajo që ka postuar disa foto nga takimi në fjalë. Çitaku ishte pjesë e një mbledhje me ambasadorë të tjerë në Washington.

“Ishte nder që pata mundësinë të ndaj me Ivanka Trump dhe kolegët e mi ambasadorë të akredituar në Washington DC, punën e jashtëzakonshme që USAID dhe MCC janë duke bërë për fuqizimin e grave dhe shtyrjen përpara të pjesëmarrjes së grave në ekonominë e Kosovës”, shkruan Çitaku në ‘Facebook’.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb