TIRANE- Çifti Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar sot në këtë ditë festash. Përveç se sot Shqipëria mbush plot 104 vite si shtet i pavarur, edhe vajza e tyre Ameli feston ditëlindjen e saj të parë. Dy këngëtarët nuk kanë rezistuar më, ndaj kanë ndarë për publikun një foto ku shfaqen me vajzën.

Albani dhe Miriami, sapo kanë postuar foton e tyre familjare me urimin për të voglën dhe për të gjithë shqiptarët. ‘Gëzuar Ameli! Gëzuar Shqipëri!’

Dhe pas Albanit, edhe Miriami: 1 vit kaloi sikur të ishte 1 ditë dhe ende kur të shoh, nuk më besohet që je e vërtetë! Ameli, të dua në çdo rrahje të zemrës sime. Ato rrahje që vetëm ti i ke ndjerë e dëgjuar brenda meje. Gëzuar Ditëlindjen drita ime! Ti dhe babi yt jeni motivi që çdo mëngjes më bën të hap sytë. “Do ju dua në çdo jetë, jeni parajsa që më pret …” Gëzuar Shqipëria ime për plot 104 vite Pavarësi! Sot është dita më e bukur e vitit!”, citohet në mesazhin e Miriamit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: