Në ditët kur Tirana po jeton me ankthin e një rënie të mundshme nga kategoria dhe kur presidenti i bardhebluve, Refik Halili, gjendet në epiqendër të kritikave nga tifozët, ai ka gjetur ngushëllim te një emër i njohur për të, por që është pjesë e rivalëve të përjetshëm të Partizanit.

Halili ka qenë sot i pranishëm në Pezë-Helmës për të ndjekur gjysmëfinalen e kampionatit kombëtar U-17 ku luante ekipi i Tiranës dhe atje, ai është takuar me Sulejman Starovën, trajnerin e Partizanit, i cili po zhvillonte stërvitjen me ekipin e tij.

Të dy janë takuar miqësisht dhe kanë bashkëbiseduar për disa minuta, pasi ruajnë një marrëdhënie mjaft të mirë që kur Starova drejtonte bardheblutë dhe fitonte me ta si titullin kampion, ashtu edhe Kupën e Shqipërisë./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb