Arbër Hajdari dhe partnerja e tij, Vlera Devolli po kurorëzojnë dashurinë e tyre. Në natën e parë të tetorit, çifti kurorëzon në martesë dashurinë e tyre 5-vjeçare.

Pjesë e ceremonisë janë miq të afërt të çiftit, por edhe shumë personazhe të njohur publikë si edhe figura politike, duke nisur nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ish-presidentët, Bamir Topi, Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.

“BalkanWeb” sjell disa imazhe, në të cilat shfaqet nusja e veshur me të bardha, nga ceremonia e sotme. Ajo ka zgjedhur të jetë shumë e thjeshtë dhe plot klas në çdo detaj.

5376bfa2 Bcbf 42df 97f9 8a7160437ddf

Emocionues është edhe momenti kur babai i Arbërit merr fjalën ku nuk mungojnë falënderimit për pjesëmarrësit dhe urimi për çiftin në mënyrën më patriotike: “Zoti ju trashëgoftë me pasardhës, qofshi urë  lidhëse e Shqipëri- Dardani.

“Të nderuar familjarë dhe miq të afërt të familjes time, të Arbërit dhe Vlerës, mirë së keni ardhur. Ju falënderojmë nga zemra gjithsecilin nga ju, që na keni nderuar në këtë gëzim tonin, veçanërisht të afërmit dhe miqtë që kanë ardhur nga ShBA, Kanadaja, Gjermania, Italia, Greqia dhe Rumania.

Paçi vetëm gëzime në familjet tuaja! Po ashtu një falënderim për artistet e ftuar që do na shoqërojnë në këtë gëzim, Enxhelen, Valbonen, Genen, Klajdin dhe Brunon, grupin e valleve, të tupaneve… dhe të ftuarin special ikonen e klarinetës “Mjeshtrin e madh”, Hekuran Xhambali”. Besoj se  artistet do na gëzojnë sonte duke interpretuar muzike te larmishme për çdo moshë dhe nga të gjitha trojet e trevat e kombit tonë. Për të mos e zgjatur : “Më lejoni që në emër te dy familjeve  dhe  të gjithë miqve të ftuar, ti urojmë Arbërit dhe Vlerës, jetë të gjatë e të lumtur bashkëshortore. Zoti ju trashëgoftë me pasardhës, qofshi urë  lidhëse e Shqipëri- Dardani, që ka qenë, është dhe do të jetë 1. Zoti qoftë dëshmitar dhe e pastë nën mbrojtjen e Tij, kurorëzimin e dashurisë tuaj në martesë. Amin”, tha Shkëlqim Hajdari , mes emocionesh.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb