Ka pak vende si ky në botë, i cili padyshim mund të quhet si parajsa e fundit e tokës. Bëhet fjalë për arkipelagun Mergui në Myanmar.

CNN shkruan se Thomas Bruning, ka braktisur punën e tij si inxhinier dhe prej kohësh lundron në ujërat e këtij arkipelagu, i cili përbëhet nga 800 ishujt dhe ndodhet mes Tajlandës dhe Myanmar. Uji dhe era sipas tij në këtë hapësirë është atje ku ‘magjia ndodh’.

“Mergui më bëri të kuptoj se edhe pse bota po ndryshon në mënyrë të shpejtë, ka ende vende që mbeten të paprekura, të virgjëra, të paprishura,” ai thotë. “Duke lundruar rreth Mergui ndjej sikur kam gjetur diçka që kishte humbur. Unë do ta thërrasë atë ‘një nga parajsat e fundit në Tokës’.”, shtoi ai. Për më tepër shihni fotot mahnitëse.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb