Armando Broja ishte protagonist sërish për Kombëtaren shqiptare. Sulmuesi kuqezi arriti të shënonte ndaj Izraelit, teksa u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndaj Estonisë trajneri Reja nuk preferoi Brojën ta aktivizonte nga fillimi, ndërsa në 45 minutat e dyta, pavarësisht rasteve, nuk arriti të shënojë. Gjithsesi, ai është kthyer në idhullin e tifozëve kuqezi.

Duke shfrytëzuar ardhjen për ndeshjet e Kombëtares, ai po pushon në bregdet. Bomberi kuqezi ka zgjedhur “Prestige Resort” për të pushuar, në kompleksin modern që ndodhet në Golem.

Broja

Përmes një storie të hedhur në Intagram, Broja tregon një nga ambientet luksoze të “Prestige Resort”, duke vënë edhe flamurin shqiptar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb