ELBASAN

Policia e Elbasanit njofton se ka kryer kontroll në banesën e shtetasit Josif Kavaja, i cili u plagos dhe më pas u arrestua nga uniformat blu.

Sipas policisë, në banesën e Kavajës janë gjetur municion, armë, para dhe sëpatë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Njoftimi i policisë:

Elbasan/ Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë për sulmin me armë nga shtetasi J.K  ndaj forcave të Drejorisë Vendore të Policisë Elbasan  dhe më pas ndaj forcave Renea , ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit shtetasi J.K u plagos,  veprimet kanë vijuar me kontrollin e banesës.

Si rezultat i kontrollit të banesës të kryer nga Grupi i Posaçëm Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, janë gjetur dhe sekuestruar 13 500  fishekë model 56, një kuti me 70 fishekë pistolete, 30 granta difesive, rreth 2 kilogram kanabis sattiva dhe një sasi  me fara kanabis.

Më parë në momentin e arrestimit , policia gjeti dhe sekuestroi edhe armën e zjarrit  me të cilën ky shtetas qëlloi mbi policinë si dhe një sopatë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb