Armenia duket se do i shkojë deri në fund luftës ndaj Azerbajxhanit për rajonin e Nagorno-Karabakh.

Gruaja e kryeministrit Nikoll Pashanyan, Anna Hakobyan po bën stërvitje ushtarake bashkë me 12 gra të tjera që pas disa ditësh të dërgohet në kufi.

Ajo thotë se do i bashkohet frontit për të mbrojtur kufijtë e atdheut. Pikërisht burri i saj, Nikoll Pashanyan ka ndezur ka ndezur luftën ndaj Azerbajxhanit teksa janë thyer deri më sot tre armëpushime kurse kandë vdekur qindra ushtarë e civilë.

Kohë më parë, kapiteni i përfaqësueses në futboll të Armeinsë, Varazdat Haroyan deklaroi se do i bashkohej luftës pasi fluturoi nga Rusia si dhe ndërpreu edhe transferimin në Greqi tek Larisa. Nga kampi armen i luftës të shumta kanë qenë vajzat dhe gratë në front.

STATUSI NGA ANNA HAKOBYAN
Duke filluar nga nesër, skuadra e grave me 13 anëtarë, përfshirë edhe unë, do të fillojmë stërvitjet ushtarake. Pas disa ditësh do të largohemi për të mbrojtur kufijtë e atdheut tonë.
Ne nuk kemi atdhe apo dinjitet tjetër që t’ia japim armikut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb