Me titullin në La Liga të humbur prej kohësh, Real Madrid kthen vështrimin nga Champions, aty ku transformohen sa herë dëgjojnë muzikën. Në “Bernabeu”, të mërkurën presin Chelsea, ndeshje e vlefshme për fazën çerekfinale, një ndeshje ku spanjollët shihen favorit në letër, kjo për shumë arsye. Mediat iberike pranë klubit të Realit, Marca dhe AS i kanë kushtuar faqen e parë kësaj përballje: Madridi kundër një “tjetër” Joao Felix, shkruan Marca në faqen e parë.

Marca
Marca

Ylli i ri i Chelsea është një “armik” i vjetër i Realit, në pronësi të Atletico-s, i dhënë në formë huazimi te blutë londinez. Ancelotti ka disa dyshime për këtë sfidë, shton ndër të tjera Marca. Motori i Champions ishte titulli i AS, shoqëruar me foton e Modric dhe Kroos.

As
As

Kroati dhe gjermani do të dirigjojnë lojën e Realit. Me Ancelottin në stol asnjë prej tyre nuk është zëvendësuar në ndeshje të mëdha. Të dy janë në përfundim të kontratës, shton ndër të tjera e përditshmja spanjolle.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb