TIRANE

E kush nuk u përlot nga historia dhe fotoja e një të riu palestinez, i cili ngjitej çdo ditë në dritaren e spitalit ku ishte e shtuar nëna e cila e ishte prekur nga COVID-19.

Fatkeqësisht nëna e të riut ka ndërruar jetë, ndërsa ai ka qëndruar në dritare derisa ajo është shpallur zyrtarisht e vdekur.
Edhe bloggerja shqiptare Armina Melvani ka ndarë me ndjekësit këtë histori e cila ka prekur shumë pasi e ka lexuar.

“Kjo histori më bëri të qaj shumë keq. Ky djalë ngjitej çdo ditë tek dritarja e spitalit për të parë mamanë e tij të sëmurë me Covid-19, deri ditën që ai e humbi atë. Jam duke qarë sërish”, ka shkruar Armina krah postimit në ‘Instastory’.

Kjo nuk është hera e parë që Mevlani tregon hapur përjetimet e saj nga histori të ndryshme të përditshmërisë, duke zbuluar kështu një tjetër anë të saj.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: