Katër serbë janë arrestuar nga policia italiane, si ideatorë të një skeme tëpaligjshme kriminale e mashtruese, e në këtë formë, duke vënë një pasuri prej 2.4 milionë euro.

Serbët e arrestuar visheshin sikur ishin sheikë arabë dhe bindnin palët e shtetasve jo-italianë që të paguanin para për investime në Itali, merrnin paratë, ndërsa kartë-monedhat edhe ktheheshin, por ishin false, raportojnë mediat italiane. Shtetasit që binin pre e mashtrimit ishin më shumë nga vende të tilla si India, Kuba, Dubai, Rusia, Kina dhe Hong Kongu, raportojnë mediat e vendit fqinj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pas dy vitesh hetime nga karabinierët në Vareze, arritën që të binin në gjurmë të katër serbëve që kishin krijuar këtë skemë mashtruese, e që të gjithë kishin lidhje me njëri – tjetrin.

Policia sekuestroi gjithsej 2.4 milionë euro pasuri, ku përfshiheshin 2 shtëpi private, 9 apartamente, 2 sipërfaqe me tokë e piktura e ora të shtrenjta. Të arrestuarit janë të moshave 48 vjec, 45, 37 dhe 33 vjec.

Operacioni u tillua “La Stangata Continua”, kurse policia ka identifikuar edhe personat,, nën emrin e të cilëve ishte regjistruar pasuria, pasi serbët nuk mund të justifikonin dot pasurinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb