Një nga shitësit më të mëdhenj të drogës që furnizonte klientët e Mykonos me kanabis, kokainë, XTC dhe MDMA , ka rënë në prangat e policisë, shkruan e përditshmja greke Protothema.gr.

37-vjeçari shqiptar i njohur me emrin grek “Panagiotis”, u arrestua teksa ngiste një makinë Audi. Ai jetonte afër aeroportit të ishullit, aty ku kishte ngritur edhe bazën për ruajtjen e lëndëvë narkotike duke u kthyer kështu në furnizuesin kryesor më “bar”, kokainë, XTC dhe MDMA në këtë ishull.

Shqiptarit iu sekuestruan 8.5 kg kanabis e përpunuar, 2.5 kg drogë në formë çokollate, gjysmë kilogram kokainë dhe mbi një mijë doza XTC, dy makina, një pistoletë, 4 peshore, një makinë për numërimin e parave dhe një kasafortë.

Ndërsa nga kontrolli në banesë, policia i gjeti 16 shënime të shkruara me dorë dhe disa emra, të cilat tashmë janë bërë tashmë pjesë e hetimit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb