TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta ka falënderuar artistët që i janë bashkuar kauzës për dhurimin e gjakut.

I rrethuar nga artistë të njohur shqiptarë, këngëtarë, aktorë e prezantues, Kreu i Shtetit thotë se ata treguan se përfaqësojnë denjësisht vlerat tona më të mira.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Sot kam një falënderim të veçantë për këtë grup të mrekullueshëm artistësh, sportistë e gazetarë të mirënjohur, që iu bashkuan me vullnetarizëm kauzës jashtëzakonisht humane të dhurimit të gjakut.
Me aktin e tyre, për t’iu bashkuar ‘Aleancës së Dhurimit të Gjakut’, ata treguan edhe sot se përfaqësojnë denjësisht vlerat tona më të mira kombëtare, humanizmin dhe solidaritetin.
Në shembullin e tyre i ftoj edhe njëherë të rinjtë e të rejat, të bëhen dhurues të rregullt të gjakut, përmes një procesi tërësisht të sigurt, që iu shërben jo vetëm shëndetit të tyre por edhe ndihmon për të shpëtuar jetën e njerëzve që kanë aq shumë nevojë për të.??”, shkruan Presidenti Meta.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb