Charlbi Dean, aktorja dhe modelja afrikano-jugore, performanca e saj më e fundit në filmin Palme d’Or në Cannes 2022 ‘Triangle of Sadness’, vdiq në një spital të Nju Jorkut “nga një sëmundje e papritur”. Ajo ishte 32 vjeç. Këtë e kanë raportuar mediat amerikane.

Përpara se të luante me Harris Dickinson dhe Woody Harrelson në satirën e egër të Ruben Östlund, që do të dilte më 7 tetor, Charlbi kishte bërë emër për pjesën e Syonide, një personazh i përsëritur në serinë komike të DC. Comics ‘Black Lightning’ në CW .

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në “Trekëndëshi i trishtimit” aktorja e re kishte pjesën e modeles Yaya, një nga të ftuarat për një lundrim në një superjaht, komandimi i të cilit behet nga një marksist dhe që përfundon në mënyrë katastrofike me të mbijetuarën e braktisur në një ishull të shkretë.

Charlbi ka lindur në vitin 1990 në Cape Town. Ajo bëri debutimin e saj si modele që në moshën gjashtë vjeç dhe në kinema në moshën dhjetë vjeçare me komedinë ‘Spud’ me John Cleese dhe Troye Sivan. Më pas ajo u shfaq në filmat ‘Death Race 3: Inferno’ (2013), ‘Blood in the Water’ (2016), ‘Don’t Sleep’ (2017) dhe ‘Porthole’ (2018). Si modele ajo kishte punuar për fushatat Guess, Benetton dhe Ralph Lauren.

Në vitin 2008, ajo i mbijetoi një aksidenti të rëndë automobilistik që e la me kocka të thyera. Nuk ka ende asnjë tregues për sëmundjen që i mori jetën 32-vjeçares.

(Ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb