Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka denoncuar sot se qeveria pavarësisht se është në gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe është në luftë me koronavirusin jep tendera në tre Bashki.

Saktësisht Vasili pretendon se tenderat janë dhënë në Burrel, një tender për rehabilitimit të sheshit ‘’Ahmet Zogu’’ dhe parkut “Geraldinë’’. Në Kavajë një tender për rikualifikim urban si dhe në Kamëz një tender për rikualifikim urban i Bllokut në qendër të qytetit.

Së bashku këto tre tendera kapin vlerat e 679 milionë lekëve dhe gara është hapur për një afat 2- ditor nga sot deri nesër në orën 13:00.

 

STATUSI I PETRIT VASILIT

Njerezit pa buke Qeveria vazhdon tenderat!

As halli i coronavirusit nuk e zmbraps Ramen nga rrembimi i milionave te tenderave!

Po si mundet te vazhdojne tenderat keta grabitqaret e Qeverise kur njerezit nuk kane buke te hane.

Po as kjo krize e tmerrshme nuk i beri te reflektojne per kete gjendje te tmerrshme ekonomike ku ndodhet vendi.

Edi leri denglat ne FB por jepu zgjidhje qytetareve per hallet e renda qe coronavirusi ka shkaktuar.

Boll më me tendera, boll më me mashtrime.

Shihini me poshte tenderat ne Kamze,Burrel e Kavaje.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb