Angel Di Maria-Juventus është një marrëdhënie e cila pritet të vijojë të paktën edhe për një tjetër vit, për këtë janë të bindur në Argjentinë. Mediat i referohen burimeve të sigurta nga klubi bardhezi dhe nga njerëz pranë lojtarit.

Di Maria ka dhënë dritën jeshile për rinovimin e kontratës, nuk ka asnjë kusht në këtë pikë, pra nuk do të jetë përcaktuese nëse “Zonja e Vjetër” kualifikohet apo jo në Kupat e Evropës. Edhe Allegri ka dhënë bekimin e tij për këtë rinovim të mundshëm me argjentinasin.

La Gazzetta
La Gazzetta

Mediat italiane shtojnë se rinovimi pritet të vijë gjatë muajit prill, ndërsa Di Maria pritet të përfitojë nga kontrata e re afro 6,5 milionë euro, plus bonuse.

Giroud
Giroud

Në të njëjtën situatë si Di Maria është edhe Olivier Giroud. La Gazzetta dello Sport shkruan se Milan dhe “bomberi” francez kanë gjetur akordin total për rinovimin e kontratës edhe për një tjetër vit. Giroud do të përfitojë nga kontrata e re 3,8 milionë euro, plus bonuse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb