Gazetari dhe publicisti i njohur grek, Stefanos Chios, ka rënë pre e një sulmi me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mediet fqinje raportojnë se persona ende të paidentifikuar i kishin zënë pritë botuesit jashtë shtëpisë së tij.

Ai është qëlluar me dy plumba në qafë dhe brinjë rreth orës 2 të mëngjesit, teksa kthehej në banesë u qëllua, ndërsa dy plumba të tjerë kanë goditur në makinën e tij.

Autori i krimit arriti të shpëtojë me ndihmën e bashkëpunëtorit të tij, bazuar në informacionet e para të medieve greke.

Stefanos Chios u paraqit në spital në orën 3 të mëngjesit. Gjendja e tij shëndetësore karakterizohet si serioze, por nën kontroll. Hetimi i çështjes u ndërmor nga Departamenti i Krimeve Kundër Jetës në Sigurinë e Atikës.

Gazetari
Gazetari

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb