Një breshëri plumbash e zbrazur nga dy kallashnikovë që janë gjetur në automjetin tip “Audi” të djegur nga autorët në Krujë, duket se e ka bërë shoshë automjetin e blinduar tip “Land Chrysler”, me të cilin lëviznin Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi.

28-vjeçari mbeti viktimë e atentatit me armë zjarri ndërsa 46-vjeçari ka marrë plumb në gjoks dhe këmbë, ndaj për momentin po lufton me jetën në spitalin e Traumës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Atentati me armë zjarri ndodhi në hyrjen e pallatit ku viktima dhe i plagosur banonin, pasi ishin fqinj dhe jetonin respektivisht në katin e parë dhe të tretë.

Ndërkohë përveç pikave të kontrollit të ngritur në akset kryesore të Veriut të vendit dhe rrugëve që të çojnë drejt zonës së Krujës, edhe në Spitalin e Traumës në Tiranë janë stacionuar forca të shumta policore.

Nga pamjet prej aty shihet se uniformat blu kanë blinduar ndërtesën, teksa mjekët po i vijnë në ndihmë 46-vjeçarit Ylli Ibrahimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb