Pamjet që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes ku ndodhi në një atentat ndaj një personi, i cili mbeti i plagosur. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë në Rrugën e Elbasanit, pranë Piramidës. Siç shihet edhe nga pamjet që transmeton ‘News24’, në trotuar janë ende të freskëta njollat e gjakut, ndërkohë që policia ka vendosur dhe perimetrin e sigurisë.

Gazetarja Dorjana Bezat ka bërë me dije për ‘BalkanWeb’ se personi, Behar Seferi, alias Behar Sulo Sofia, 65 vjeç, ishte duke ecur në këmbë, ndërkohë që atentatorët dyshohet se mund të kenë qenë me makinë. Ai ka marrë dy plumba në trup, ndërkohë që dyshohet se eshte qelluar me silenciator.

Kanë qenë kalimtarët ata që kanë pikasur një person të shtrirë përtokë në rrugë dhe të mbuluar në gjak, ndërsa kanë njoftuar policinë. Kjo e fundit pasi mbërriti në vendin e ngjarjes, bashkë me një autoambulancë e cila bëri të mundur transportimin e tij në spital.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb