TIRANE

Një atentat me armë zjarri tronditi sot Laprakën, ku shënjestër e sulmit ishin dy të rinj. Për pasojë nga breshëria e plumbave humbi jetën 17-vjeçarja Briselda Gjikola dhe u plagos rëndë Erion Bengo, 23 vjeç.

Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamjet e para nga vendi i ngjarjes, ku shihet se zona është mes disa pallateve dhe jo shumë e ndriçuar.

Nga të dhënat paraprake mësohet se dy atentatorët, të maskuar me kapuçë, ishin në këmbë, kur nisën të qëllonin me breshëri drejt makinës tip ‘A class’, ngjyrë gri me targa AA 226 MS, ndërsa plumbat prekën dy të rinjtë. Po ashtu plumbat prekën edhe automjete të tjera që ishin pranë vendit të ngjarjes, ndërsa ngjarja mund të kishte përmasa edhe më tragjike.

Nga të dhënat paraprake, pista kryesore ku po heton policia është një sherr që 23-vjeçari kishte pasur me një djalë, një javë më parë, pasi thuhet se ai i kishte ngacmuar të dashurën (viktimën). Ndërkohë policia ka identifikuar personin që i plagosi ka pasur sherr. Po ashtu, dëshmitarët e ngjarjes bënë me dije se dy autorët ishin me trupa të imtë.

Ndonëse të dy shkuan në gjendje vitale për jetën, vajza ndërroi jetë në spital. Aktualisht djali ka marrë plumba në qafë dhe shpatull dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb